Ministrin i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot realizoi takim joformal me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe kryetarët e komisioneve për mbikëqyrje në kuadër të përgatitjeve të reformave në shërbimet e sigurisë.
Ai pas takimit tha se është e rëndësishme që të ketë përfshirje në procesin e reformave, të kyçen gjitha subjektet politike dhe të ketë debat, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për mua është shumë me rëndësi që të kemi inkluzivitet në këtë proces, t’i kyçim të gjitha subjektet politike, para se gjithash, Parlamentin, sepse këtu në fund shprehet vullneti i qytetarëve edhe përmes një debati të hapur të vijmë deri në zgjidhje më përkatëse dhe reformë, e cila do të jetë efikase dhe do të krijojë mbrojtje të sistemit të përcjelljes së komunikimeve dhe mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha ministri Spasovski pas takimit.
Afera me përgjimin në vitet e kaluara krijoi krizë serioze politike, në të cilën u zbuluan shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe shtoi Spasovski pikërisht për shkak të kësaj përgjegjësie tonë në bërjen e reformës së vërtetë është shumë me rëndësi.
Konstatimi i tij pas takimit ishte që deputetët dhe Qeveria kanë qëllim të vetmin që ta mbrojnë Republikën e Maqedonisë përmes shërbimeve të këtilla dhe të krijojnë sistem efikas të kontrollit.
Spasovski paralajmëroi debat me të gjithë faktorët shoqëror, mes të cilëve me OJQ, mediat, opinionin ekspert dhe profesional./Telegrafi/