Site icon Telegrafi

Spasovski: Është arrestuar një grup kriminal, kontrabandonin lëndë narkotike

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka bërë të ditur detaje nga aksioni që u realizua sot në Gërçec të Sarajit.

Ka bërë të ditur se është arrestuar 47-vjeçari me iniciale Sh.M. i cili siç tha Spasovski, ka qenë pjesë e grupit kriminel, të organizuar bashkë me persona të tjerë të cilët janë marrë me kokainë dhe me vrasje.

Spasovski bëri të ditur se aksioni është zhvilluar për disa muaj, në bashkëpunim me autoritetet në Francë, Holandë dhe Belgjikë.

“Janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim të privimit nga liria të individëve për të cilët ekziston dyshime se si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtarë, kanë qenë të përfshirë në organizimin e furnizimit të drogës narkotike – kokainë, kryerjen e veprave të rënda penale – vrasje. Aktivitetet e sotme të nëpunësve të Byrosë për Siguri Publike janë rezultat i punës disamujore të udhëhequr nga prokurorë publik nga Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të së cilës u siguruan dëshmi të mjaftueshme se në periudhën e caktuar nga dhjetori 2019 – deri në mars 2021 në territorin e Maqedonisë së Veriut, i denoncuari Sh.M. 47 vjeçar nga fshati Gërçec bashkë me dy persona, tashmë të ndjerë, O.B. dhe J.K. kanë organizuar grup kriminel ku pjesëtarë u bënë më shumë persona.

Grupi kriminel ka pasur për qëllim të kryejë vepra penale – vrasje për hakmarrje dhe me porosi për përfitim, ku personat e caktuar kanë bërë plane për atë se kush, kur, ku dhe në çfarë mënyre të privohet nga jeta dhe vendimet e tyre dhe planet i kanë realizuar personalisht ose nëpërmjet pjesëtarëve të grupit kriminel të cilët i kanë pranuar”, tha Spasovski.

Exit mobile version