Site icon Telegrafi

Spasovski: Ekzistojnë pengesa formale për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e patent shoferit

Sot, Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovskiu u takua me Alaksandar Buzleski dhe Aleksandar Kamberovski, përfaqësues të iniciativës për pranimin e lejeve të vozitjes të Maqedonisë në Lidhjen e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, përfaqësuesit e informojnë ministrin se nëpërmjet iniciativës online janë mbledhur 42 mijë nënshkrime ku iniciuesit i kanë mbledhur nëpërmjet iniciativës për njohje e patentave të Maqedonisë. Ato theksojnë rëndësinë e rregullimit të kësaj çështje, veçanërisht me Republikën Federale të Gjermanisë ku jetojnë dhe punojë shumë shtetas të Maqedonisë për të cilët kjo do të jetë një lehtësim i madh.

Minstri Spasovski i’u falënderua për interesimin dhe mbështetjen dhe njëkohësisht i informoi përfaqësuesit se proceduar për nënshkrimin e Marrëveshjes për pranimin e patentës është në fazën përfundimtare, më saktësisht se teksti i marrëveshjes është në pajtim me nga të dyja palët dhe ka pengesa formale për nënshkrimin e tij. Për momentin pritet marrja e vendimit për datën nënshkrimin të saj, për të cilën Spasovski shpreson se do të ndodhë së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version