Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e mori funksionin e tij në këtë ministri, nga paraardhësi i tij, Agim Nuhiu, kuadër i BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Nuhiu i uroi sukses në punë ministrit të ri, duke ia kujtuar se në MPB ka shumë punë për t’u bërë. Nga ana tjetër, Spasovski shprehu keqardhje që në kohën kur Nuhiu udhëhoqi me MPB-në, ndodhën ngjarje të pakëndshme, duke u zotuar se do të punojë si duhet./Telegrafi/