Pasi dje u refuzua kërkesa e LSDM-së për të rinisur punën e Kuvendit, edhe sot kjo parti ka dorëzuar kërkesën e re, të plotësuar sipas kërkesave të Trajko Veljanoskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski sot para medias ka njoftuar se e ka dorëzuar iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend, ku duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të funksionojë Kuvendi në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe të sqarohet argumenti qesharak i Ivanovit i cili është i detyruar t’ia ja mandatin Zaevit.
Herën e fundit në një konferencë për media, kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin kryetarit të LSDM-së për formimin e qeverisë së re, me arsyen se nuk ia lejon ndërgjegjja sepse Zaevi sipas tij i cënon interesat shtetërore.