Telegrafi

Spasovski dhe Taravari e promovuan projektin ”Mirë se vjen bebe” (Video)

Ashtu siç u paralajmërua më herët, në kuadër të shërbimit ”Termini im” është promovuar sot projekti ”Mirë se vjen bebe” i cili e lehtëson regjistrimin e foshnjeve të lindura, duke ju bërë çertifikatat e lindjes derisa ata janë në spital.

E gjithë procedura do të bëhet në spital, gjatë qëndrimit të lehonës në ambientet e spitalit pas lindjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Me këtë risi, prindërit nuk duhet më të presin në sportelet, por certifikatën e lindjes do ta marrin brenda 48 orëve, gjatë qëndrimit në maternitet.
Projekti fillon nga e hëna (24 korrik) dhe ky shërbim do të jetë prezent në të gjithe maternitetet në Shkup, përderisa më 1 shtator – shërbimi do të jetë në dispozicion në të gjithë 18 maternitetet në Maqedoni.” thuhet në Ministrinë e Shëndetësisë. /Telegrafi/