Site icon Telegrafi

Spasovski dhe Osmani të ftuar te Pendarovski, dje kishin kontakt me Dimitrievskin i cili rezultoi pozitiv në Covid-19

Në Kabineti ne presidentit Stevo Pendarovski duhet të mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri, ku Oliver Spasovski duhet të merr pjesë në cilësinë e kryeministrit dhe Bujar Osmani në cilësinë e koordinatorit nacional për ndihmë ndërkombëtare.

Spasovski dhe Osmani dje morën pjesë në mbledhjen e shtabit të krizës në Komunën e Kumanovës dhe mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitervski i cili rezultoi pozitiv me coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Kryetari i Komunës së Kumanovës infektohet me coronavirus

Nuk dihet nëse mbledhje do të mbahet me Osmanin dhe Spasovski pas lajmit se Dimitrievski është infektuar me coronavirus.

Ndryshe, sot Këshilli për Siguri do të mbajë mbledhje ku pritet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme që u shpall më 18 mars./Telegrafi/

Exit mobile version