Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp në qeveri e dënoi gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve duke theksuar se institucionet duhet të hetojnë rastet dhe t’i dënojnë.
“Të gjithë duhet të kontribuojmë kundër gjuhës së urrejtjes, zero tolerancë për gjuhën e urrejtjes. Dënojmë gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve, institucionet e kanë për detyrë që çdo sulm ndaj gazetarëve ta hetojnë, ta vërtetojnë dhe ta dënojnë”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, të gjitha ministrat duhet të sigurojnë vazhdimësinë e funksionimit të institucioneve.
Ai theksoi se pret bashkëpunim me qeverinë, Kuvendim, KSHZ-në dhe Komisionin Anti-korrupsion me qëllim që të zbatohen zgjedhje demokratike dhe të lira./Telegrafi/