Telegrafi

Spasovski: Deri në fund të vitit duhet të ndërrohen dokumentet e identifikimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bëri tëditur se shtetasit e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit do të duhet të ndërrojnë dokumentet e identifikimit.

Dokumentet e reja të identifikimit do të duhet të mbajnë emrin e ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Deri në fund të vitit duhet të ndërrohen dokumentet e identifikimit me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash Spasovski.

Ministri Spasovski gjithashtu kritikoi pushtetin lokal për ndërrimin e emrave të rrugëve, gjë që sipas tij, vonon nxjerrjen e dokumenteve personale.