Site icon Telegrafi

Spasovski: Deputeti më i vjetër duhet ta udhëheq seancën konstitutive

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, sot në një konferencë për shtyp reagoi ndaj Trajko Veljanovskit, i cili thotë se do ta udhëheq seancën konstitutive e cila do të mbahet nesër. Ai tha se kjo është në kundërshtim me praktikën e Kuvendit, pas siç tha, deputeti më i vjetër ka udhëhequr me seancën konxtitutive në vitet e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Trajko Veljanovski tani është deputetë. Siç ka qenë i pari më parë tani është i barabarët me të tjerët dhe për këtë arsye mendoj se seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër, gjë që lidhet gjithashtu me paragrafin 2 të nenit të 10, i cili thotë se përderisa kryetari i tanishëm nuk e thirr seancën, këtë duhet ta bëjë deputeti më i vjetër”, deklaroi Spasovski.

Ai u shpreh i bindur se nëse seancën e udhëheq Veljanpvski, kjo sipas tij, do të ishte në kundërshtim të plotë me praktikën e deritanishme të Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version