Site icon Telegrafi

Spasovski: Deklaratat e Pendikovit janë absurde

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaratat e sekretarit të shoqatës “Car Borisi Tretë” nga Ohri, Hristijan Pendikov, në një intervistë për “BTV”, i ka komentuar si “marrëzi të kulluara”.

Pendikov para disa ditëve deklaroi se bullgarët kanë frikë se në Maqedoni mund të pushkatohen dhe se askush nuk do t’i mbrojë.

“Nuk mund të jetosh në një vend për 30 vjet dhe askush nuk të tha asgjë dhe tani befas thua se vendi nuk respekton të drejtat tuaja.

Nuk është reale, nuk është fakt. Në asnjë rrethanë nuk duhet të ketë dhunë për asnjë arsye”, tha Spasovski./Telegrafi/

Lexo po ashtu Pendikov: Ëndërroj të kthehem në Maqedoni dhe të them se jam bullgar pa pasur asnjë problem
Exit mobile version