Site icon Telegrafi

Spasovski: Çavkov e fsheh Goran Grujoskin (Dokument)

“Sot do ta hapi çështjen nëse ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov e mbron shefin e drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, i cili është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale Publike”, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp ish ministri i brendshëm dhe sekretari i LSDM, Oliver Spasovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Çavkov thotë se kundër Grujoskit, i dyshuar për prishjen e aparateve të përgjimit nuk mund të ndërmerren procedurat adekuate juridike, pasi që ai ka qenë në pushim mjekësor. Ky është argument kundër Çavkovit.

Ky është një raport nga Drejtoria e të ardhurave publike nga i cili mund të shihet se Goran Grujoski pranon pagën pa ndalesa.

“Ky dokument shpie në gjetjen se Grujoski nuk është në pushim mjekësor, ndërsa ministri Çavkov  gënjen. Nëse është kështu, Çavkov është futur në një vepër të rëndë serioze në pengimin e një procedure juridike kundër një personi të dyshuar për një vepër serioze penale, skandal me përgjimet e paligjshme”, ka thënë Spasovski.

Kërkoj nga institucionet kompetente që të kontrollojnë nëse ministri i punëve të brendshme është duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare dhe e fsheh Grujoskin. Nëse është kështu, institucionet kompetente duhet që të ndërmarrin masa adekuate kundër tij”, ka përfunduar Spasovski./Telegrafi/

Exit mobile version