Site icon Telegrafi

Spasovski – Byrnes: Shkupi dhe Uashingtoni kanë ushqyer partneritet dhe bashkëpunim të shkëlqyer për dekada

Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka realizuar takim me ambasadoren amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes.

Siç njoftojnë nga MPB, partneriteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ja e kanë kultivuar me dekada është rikonfirmuar edhe në takimin e sotëm.

“Theksi i takimit u vendos në projektet e vazhdueshme të cilat me mbështetjen e Ambasadës amerikane realizohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vazhdimësinë e bashkëpunimit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, krimit kibernetik dhe formave të tjera të krimit të organizuar, me qëllim forcimin e sigurisë së shtetit”, kumtuan nga MPB-ja.

 

Exit mobile version