Ministri për punë të jashtme, Oliver Spasovski në lidhje me hetimin që e kryen Prokuroria publike e RM-së, theksoi se policia vepron vetëm me urdhër të tyre dhe se të gjitha kualifikimet juridike në fletëarrestet janë nën kompetencën e tyre.
Në lidhje me kërkimin e 12 personava tjerë nga gjithsej 36 që janë të dyshuar, me siguri nuk janë në arati dhe nuk janë jashtë vendit, ndërsa a do të lëshohet fletëarrest varet nga organet ligjore.
“Janë të dhëna urdhëra për arrestim të 36 personave, 12 nga të cilët ende kërkohen, të cilët me siguri ndodhen në Maqedoni”, tha Spasovski.
Spasovski nuk bëri publike emrat e 12 personave që kërkohen , as nuk tregoi se a ka në mesin e tyre edhe deputetë, organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit, duke theksuar se të dhëna të tilla nuk jepen në publik për momentin.
Për personat që janë në paraburgim dhe janë të punësuar të MPB-së, tha se ekzistojnë norma ligjore, që e rregullojnë atë çështje./Telegrafi/