Në kongresin e 20-të të LSDM-së ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, njiherit ministër i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai porositi se pas 11 dhjetorit nuk do të ketë vend për ”gjykatësit e tefterit”. Ai paralajmëroi ulje të taksave gjyqësore, zbatimin e ndihmës juridike falas për një kategori njerëzish, duke shtuar se në MPB nuk ka vend për kriminelë./Telegrafi/