Në një konferencë shtypi, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se në mënyrë brutale dhe me përdorim të forcës policore, mbrëmë është penguar e drejta elementare e studentëve për zgjedhje të lira, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai akuzoi pushtetin se ka falsifikuar dhe kriminalizuar zgjedhjet studentore në UKM, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Mitko Çavkov, dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirit në keqpërdorimin e policisë speciale kundër studentëve.
Spasovski tha se do t’i mbështetin protestat e sontme studentore./Telegrafi/