Site icon Telegrafi

Spasovski: Rruga e lëvizjes së emigrantëve mund të jep shumë përgjigje

Që shërbimet tona të jenë efikase në zbulimin e krimit të organizuar dhe kontrabandimin e emigrantëve, më e rëndësishme është shpejtësia dhe këmbimi i pandërprerë i informacioneve, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në forumin ministror të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që mbahet në Sofje.

Ai theksoi se ekzistojnë instrumente juridike ndërkombëtare me të cilat shtetet obligohen për bashkëpunim, pjesëmarrje në hetime të përbashkëta dhe këmbime të informacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me fjalë tjera, bashkëpunimi jonë është i rregulluar në mënyrë juridike. Ajo që duhet të bëjmë është që entuziazmin tonë ta drejtojmë në bashkëpunim policor në baza ditore, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe me vendet të cilat janë destinacion i fundit i emigrantëve”, tha Spasovski.

Ai gjithashtu potencoi se kriminelët vazhdimisht e ndryshojnë mënyrën e veprimi dhe se format e reja të kontrabandimit nuk përfshijnë kontrabandimin e vetëm të emigrantëve./Telegrafi/

Exit mobile version