Site icon Telegrafi

Spasov: Remenski të përgjigjet për keqpërdorimin e makinave zyrtare

Kabineti i zv.ministrit të Punës dhe Politikës Sociale të Dime Spasovit, kanë reaguar për informacionet që sot u hapën ne media në lidhje me keqpërdorimin e makinave zyrtare nga ana e kabinetit të ministres Frosina-Remenski, duke thënë se duhet të dalë para opinionit dhe të jap llogari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me informacionet të cilat mediumet i publikuan si dëshmi për keqpërdorim të makinave zyrtare nga kabintei i ministres Remenski, ajo mundohet të manipulojë opinionin dhe fajin për keqpërdorim të makinave ta hedh tek zv.ministri Dime Spasov”, thuhet mes tjerash në reagimin e kabinetit të Dime Spasov./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zyrtarë nga kabineti i Remenskit keqpërdorin makinat zyrtare (Dokument)
Exit mobile version