Site icon Telegrafi

Spasov: Përgjegjësinë më të madhe për dhunën e kanë Ivanovi dhe Gruevski

“Përgjegjësinë më të madhe për dhunën në Kuvend e kanë presidenti Gjorge Ivanov dhe veçanërisht kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski”, deklaroi analisti politik maqedonas, Gjorgji Spasov për TV Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Gruevski për dhjetë vite po nxit dhunë përmes propagandave dhe me atë që vazhdimisht flet se opozita është armik i shtetit dhe popullit.

Spasov kujtoi se dhuna në Komunën Qendër është e porrositur personalisht nga Nikolla Gruevski. Sipas tij, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nuk mund të amestohet nga ndodhitë në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version