Ish-ambasadori, Gjorgji Spasov në “Facebook” ka reaguar në lidhje me rastin e drejtorit të Inspektorait të Tregut, Stojko Paunovski.
Ai mbron Paunovskin cili refuzon të pranojë 35 administratorë të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit.
“Të gjithë e kanë të qartë se ato 23 personat që nuk kanë pasur kualifikim për në Inspektoratin e Tregut ka mundur t’i pranojë me pagat që i siguron Qeveria dhe t’i çojë në disa zyra ku nuk do të punojnë. Por, Stojko ka konsideruar se me këtë do të prishet disiplina dhe ndjenja e angazhimit të barabartë në Inspektoriat. Për këtë shkak ka kundërshtuar”, tha Spasov.
Sipas tij, duhet të vlerësohet nëse kjo është rezistencë e Paunovskit, ose ai e bën për arsye të panjohura./Telegrafi/