Site icon Telegrafi

Spasov: OBRM-PDUKM-ja do të protestojë edhe nesër (Foto)

Në protestat e OBRM-PDUKM-së të mbajtura edhe sot para selisë së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri sa shqyrtoheshin ankesat e LSDM-së dhe të Lëvizjes Besa, përkrahëist e kësaj partie vazhduan me thirrje kundër opozitës, shqiptarëve dhe KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë protestave, ata ndezën zjarr ndërkaq hidhnin me fishekzjarre në drejtim të dritareve të KSHZ-së. Nga funksionarët e OBRM-PDUKM-së ka folur edhe Dime Spasov, zv. ministër i ministrisë së punës dhe politikës sociale.

Ai paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen as nesër, duke u bërë thirrje aktivistëve që të mblidhen sërish para KSHZ-së, në ora 11 kur do të fillojë punimet KSHZ-ja./Telegrafi/

Exit mobile version