Site icon Telegrafi

Spasov: Ndërtimi i shtëpive të pleqve për persona me të ardhura të ulëta do të filloj sivjet

Gjatë muajve të ardhshëm presim që të jepet leja për ndërtim dhe do të duhej që gjatë shtatorit-tetorit të fillojë faza e parë, ka theksuar ministri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Spasov gjatë hapjes solemne të çerdhes për fëmijë në komunën e Jegunovcës, informoi që projekti është gati dhe gjatë dy muajve të ardhshëm pritet të miratohet leja për ndërtim, dhe të fillojë faza e parë nga tre fazat e parapara për ndërtimin e shtëpisë së pleqve për personat me të hyra të ulëta.

“Para se LSDM të bëhet pjesë e Qeverisë e përfunduam procedurën për zgjedhje të kompanisë projektuese. Projekti ka përfunduar dhe ka filluar faza për leje ndërtimi. Në dy muajt e ardhshëm presim të miratohet leja dhe në shtator-tetor duhet të fillojë faza e parë, ka deklaruar sot ministri Spasov nga komuna Jegunovcë e Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version