Site icon Telegrafi

Spasov ndërmerr masa kundër nënshkruesve të letrës

Pasi që sot „Fokus“ e publikoi letrën e disa të punësuarve profesionist në Ministrinë për punë dhe politikë sociale të cilët i apeluan ministrit Dime Spasov të ndërpret përndjekjen dhe degradimin e tyre, ata menjëherë janë ballafaquar me sanksione nga ana e tij dhe ai menjëherë ka ndërmarrë masa kundër nënshkruesve të letrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Spasovi ka kërkuar nga Fondi për shëndetësi të bëj vlerësim të serishëm të aftësisë së tyre shëndetësore pasi që të punësuarit kanë marrë pushim mjekësor.

Nga ana tjetër nënshkruesit e letrës kanë kërkuar nga Spasov, që mos ta shkel dinjitetin dhe integritetin e tyre profesional dhe ti lë të punojnë profesionalisht, në pajtim me ligjet dhe obligimet, ndërsa në interes të qytetarëve dhe pa presione dhe maltretime përmes njoftimeve të ndryshme, urdhëresave me shkrim dhe me gojë të cilat nuk kanë bazë ligjore e as që janë në korrelacion me cilëndo qoftë normë pozitive ligjore në shtet, por janë shprehje e  arbitraritetit dhe shkelje të rëndë të të drejtave tyre të punëtorit dhe të njeriut./Telegrafi/

Exit mobile version