Ministri i rikthyer në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale Dime Spasov ka komentuar ndërrimin e tij me ministrin e përkohshme Frosina Remenski, duke e komentuar këtë ndryshim si vazhdim të reformave të duhura për Maqedoninë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Spasov për portalin Kurir tha ”Rrugëtimi im në Ministrinë për Punë dhe Politikë sociale i mbushur me projekte dhe ndryshime pozitive për Maqedoninë u pengua nga emërimi i ministres Remenski si ndryshim që e caktoi politika me qeverinë kalimtare. Remenski pengoi zhvillimin e politikave produktive për këtë ministri. Por, me largimin e saj, ju dha fund destruktivitetit. Shkojmë përpara.” tha mes tjerash ministri Dime Spasov./Telegrafi/