Gjithsej 41 procese janë në procedurë gjyqësore në gjyqet e Maqedonisë për shkak të asaj se anëtarët e komunitetit rom diskriminohen në kalimet kufitare, kështu është deklaruar sot ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotshme me organizatat joqeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Romët vërtetë përballen me probleme serioze dhe diskriminime kur tentohet të dalin nga shteti. Duhet të tregohen indikacionet për mënyrën në të cilën veprohet në kalimet kufitare’, tha Spasovski.
Ministri vlerëson se shenjat, diskriminimi në kalimet kufitare do t’i mbetet të kaluarës dhe për më tepër të mos prishet imazhi i qytetarëve dhe shtetit. /Telegrafi/