Telegrafi

Spaskovski: Bashkëpunimi dhe komunikimi janë të nevojshme për menaxhimin me problemin e emigrantëve

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e tij para nxënësve të “George Marshall – Forumi i sigurisë” tha se “kriza me emigrantët që u përballëm para tri viteve tregoi se sa thelbësore është bashkëpunimi, partneriteti dhe komunikimi, për shkak se secili nuk mund të menaxhoj me valë të tillë që e pamë”.

Spasovski i cili foli në temën “Qasja rajonale drejt migrimit – nga humanitar deri në kanosje sigurie – mit ose realitet”, theksoi se tendencat aktuale rreth politikë së migrimit tregojnë se rajoni dhe Evropa janë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e bashkëpunimi në menaxhimit e sfidave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë në duhet të përpiqemi drejt planifikimit ligjor të përbashkët dhe bashkëpunim i mirë me koordinim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në drejtim të vendosjes së sistemit efikas të sigurisë së kufirit, më pastaj duke vendosur në plan të parë mirëmbajtjen e nivelit të nevojshëm të sigurisë publike dhe kombëtare. Kuptohet, ne jemi të obliguar të gjejmë edhe mënyra të duhura se si t’u gjendet ndihma e nevojshme të gjithë personave që kanë nevojë për ndihmë”, tha Spasovski.

Profesoi James Seroka nga ShBA konsideron se nuk ka indikata për përsëritje të mundshme të krizës sv migrantëve para 18 muajve, por megjithatë kjo paraqet sfidën më të madhe të sigurisë në Evropën jug-lindore.

“Ajo çka mungon janë kuadrot e trajnuara, resurse, mjete për tejkalimin e problemit, para që Maqedonia nuk i ka, edhe më shumë që po bëhet fjalë për problem global ku duhet të përfshihet e gjithë bashkësia ndërkombëtare”, tha Siroka./Telegrafi/