Telegrafi

SPASHK vendos: Ditën e parë të vitit të ri shkollor në Maqedoni do të ketë grevë

Foto: Ilustrim

Dita e parë e vitit shkollor do të fillojë me grevë paralajmëruese të punëtorëve në arsim. Me vendim të anëtarësisë, Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SPASH), ka sjellur vendim që më 2 shtator, dita e parë e vitit të ri shkollor, të ketë grevë paralajmëruese.

Vendimi i SPASHK vjen pas bisedimeve të gjata të pasuksesshme me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverinë, rreth përqindjes së rritjes së pagave për punonjësit në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria i ka rritur pagat për 5 përqind, ndërsa SPASHK të pakënaqur nga kjo, kërkojnë rritje të pagave deri 25 përqind.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i ftoi anëtarët e SPASHK në bisedime shtesë, duke ju premtuar se në të ardhmen do të ketë rritje tjetër të pagave, por pa precizuar përqindjen dhe kohën.

Të pakënaqur nga kjo, SPASHK ka vendosur që vitin e ri shkollor ta fillojnë me grevë paralajmëruese, duke kërkuar që të përmirëshet statusi ekonomiko-social të punonjësve arsimor./Telegrafi/