Sindikata e pavarur e arsimit, shkencës dhe kulturës (SPASHK) akuzon se të punësuarve në çerdhet e fëmijeve, në shkolla fillore dhe të mesme nuk u vazhdohen kontratat për punë.
Sipas tyre, në vend të punëtorëve të deritanishëm punësohen kuadro tjerë që nuk kanë përvojë pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për SPASHK-un, kjo situatë është e papranueshme dhe u bëjnë thirrje institucioneve që të zgjidhin përfundimisht statusin e këtyre të punësuarve.
Njiherit, SPASHK-u kërkon nga ata punëtorë që nuk u vazhdohen kontratat që të kontaktojnë me shërbimin juridik pranë sindikatës për të realizuar të drejtën fapas të ndihmës juridike./Telegrafi/