Telegrafi

Sindikata reagon për shkak se vonohet rroga për punëtorët e arsimor në Maqedoni

Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë (NSASh) sot në konferencë për shtyp reagoi se janë vonuar rrogat për muajin korrik për punëtorët arsimor.

Kryetari i Sindikatës Tomisllav Gievski para objektit të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë tha se në arsim nuk respektohet Ligji për marrëdhënie pune, sipas të cilit në 15-tin e këtij muaji ishte afati i fundit të paguhet rroga për muajin e kaluar dhe dyshon se rrogë do të marrin ditën e hënë me datë 20, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPASh, i cili u formua këtë pranverë, më trajtim të këtillë degradohen punëtorët e përkushtuar që, siç thonë ata janë themel në shoqëri./Telegrafi/