Site icon Telegrafi

Spaseski: Investimi tek të rinjtë është investim i sigurtë në të ardhmen

Drejtori i Agjencisë për të rini dhe sport, Marjan Spaseski, dy ditët e kaluar ka marrë pjesë në Forumin global të të rinjve në selinë e Organizatës së KB-së në New York, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes për nevojën e investimeve në politikat rinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Strategjia Nacionale e Rinisë është rezultat i procesit njëvjeçar të udhëhequr nga ‘AMC’, me mbështetje financiare nga UNDP-mision në Maqedoni, i cili ka marrë pjesë drejtpërdrejt përmes 250 përfaqësuesve nga 75 organizata joqeveritare dhe rinore dhe institucioneve tjera relevante që punojnë së bashku dhe i definojnë nevojat e të rinjve dhe qëllimet për dhjetë vitet e ardhshme, ka njoftuar Spaseski dhe ka thekuar se buxheti i ‘AMC’ për mbështetjen e aktiviteteve rinore në vitin 2017 është shtatë herë më i madh se viti 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version