Site icon Telegrafi

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Dy klubet e mëdha ruse, Spartak Moska dhe Zenit St. Petersbourg thuhet se kanë refuzuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Mirlind Daku nga Rubin Kazani për arsye politike.

Daku ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin rus që nga transferimi i tij nga Sllovenia, por kalimi tek ndonjë klub më i madh rus po has në vështirësi.

Sipas mediumit rus Sport Express, Spartak Moska dhe Zenit St. Petersbourg kanë pasur mundësinë të blejnë sulmuesin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku, por në të dyja rastet klubet kanë vendosur të refuzojnë blerjen e lojtarit.

Ky medium shton se si klubi nga kryeqyteti ashtu edhe ai nga Shën Petersburgu e konsideruan një transferim të tillë politikisht jo të besueshëm.

Lexo po ashtu Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën  

Daku luan për Rubin që nga vera e vitit 2023. Këtë sezon, futbollisti shqiptar 27-vjeçar ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 6 asistime.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, Daku vlerësohet 7 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version