Një Supermarket i ri SPAR ka hapur dyert e tij në rrugën “Muharrem Fejza”,Prishtinë duke ju sjellur klientëve të tij komoditetin e blerjeve moderne, një gamë më të gjerë të produkteve të shëndetshme, pijeve, frutat dhe perimet, ushqimet pa gluten e deri tek mishi, peshku dhe produktet delikatesë (djathëra të ndryshme, ullinjë dhe të tjera).
Shumëllojshmëri për të marrë ushqime me vete për kohën e drekës si sanduiçe, sallata, smoothie dhe produkte tjera të freskëta varësisht nga frutat dhe perimet sezonale. Konsumatorët mund të shijojnë gjithashtu komoditetin e kafenesë në një ambient tejet të ngrohtë, të shoqëruar me sanduiç e pjekurina nga furrat tona.
Një veqanti tjetër në këtë pikë, është edhe prezenca e SPAR Natural me një përzgjedhje të madhe të produkteve organike, vegjetariane dhe vegane.
Ky dyqan SPAR me sipërfaqe rreth 1000 m2, është ndërtuar sipas standardeve më të fundit.
Drejtori Ekzekutiv i SPAR Kosova – Agon Gashi u shpreh që kombinimi i praktikave ndërkombëtare si dhe njohuritë vendore, së bashku me vlerat e menaxhimit e bëjnë supermarketin SPAR më të veçantë.
SPAR një emër i njohur ndërkombëtarisht, prezent në më shumë se 48 shtete të botës, me përvojë dhe traditë 90 vjeçare është pjesë e tregut Kosovar nga viti 2019.
Që nga viti 2021, SPAR Kosova udhëhiqet nga menaxhmenti i ri i Grupit Meridian dhe është në pronësi të plotë të familjes Gashi.
Ju mirëpresim!