Site icon Telegrafi

Spaqi: Peja nuk do ta ketë të lehtë ndaj Bashkimit

Me gjithë bilancin shumë më të mirë (4:0) të pejanëve gjatë edicionit, kapiteni i skuadrës prizrenase, Valentin Spaqi, thekson se ndeshjet gjysmëfinale do të jenë shumë interesante, madje edhe të vështira për t’u përcaktuar fituesi.

“Unë mendoj se në këtë moment përparësia e vetme e Pejës është fakti që e ka një ndeshje më shumë në palestrën e saj. Është e vërtetë se na kanë mposhtur në ndeshjet gjatë kampionatit, por gjërat kanë ndryshuar. Tani fondi i tyre i lojtarëve është më i varfër, ndërsa ne jemi në formë të mirë, kështu që jam i sigurt se Peja nuk do ta ketë aspak lehtë kundër nesh”, ka thënë Spaqi. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version