“Në Prizren kemi dominuar prej fillimit deri ne fund dhe me plotë meritë e kemi fituar ndeshjen e dytë gjysmëfinale. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen tonë kundër Pejës. Në Pejë shkojmë për fitore dhe të motivuar. Kemi besim që do të hyjmë në finale. Kemi fituar vetëbesim të madh, sidomos mbas lojës në Prizren. Duhet theksuar se jemi ne ngritje te formës”, ka deklaruar Spaqi për “Publiku.net”.
Aktualisht rezultatit ndërmjet Bashkimit dhe Pejës është 1:1 me fitore dhe ndeshja e tretë gjysmëfinale dhe e fundit,sipas njoftimeve të FBK-së do të luhet të dielën në mbrëmje në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Fituesi do të hyjë në finale, ku do të luaj me fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina – Trepça. /Publiku/Telegrafi/