Një atlet spanjoll theu rekordin Guinness kur me shuplakën e tij theu 39 shalqinj për 1 minutë.
Rekordet Botërore Guinness thanë se Roberto Rodriguez vendosi rekordin gjatë emisionit me bazë në Itali, Lo Show Dei Record, transmeton Telegrafi.
Rodriguez e përdori shuplakën e tij për të copëtuar shalqinjtë që po mbahen nga një sërë vullnetarësh.
Numërimi i fundit ishte 39 shalqinj, mjaftueshëm për t’i dhënë atij titullin. /Telegrafi/