Telegrafi

Spanjolli me 13 diploma fakultetesh edhe tri doktorate

Në moshën 19-vjeçare Iborte ka diplomuar në filozofi, ndërsa diplomën e fundit, nga fusha e shkencave njerëzore, e ka marrë para një muaji, në moshën 82-vjeçare. Iborte ka arritur të marrë diploma nga e drejta korporative, gjeografia, historia, historia e artit, mjekësia (me specializim në kirurgji), gjuha angleze, gjuha gjermane, gjuha spanjolle, gjuha hebraishte dhe filologjia klasike.

"Vetëm katër orë flejë gjatë ditës”, sqaron “gjeniu”, i cili deri më tani ka punuar si avokat, zyrtar bankar dhe profesor.

Në moshën 73-vjeçare ka vendosur të studioj mjekësinë pasi që doktori i kishte ndaluar të komentonte diagnozat nëse nuk kishte diplomuar në mjekësi.

"Dua që mbishkrimi në varrin tim të jetë: ‘Ka jetuar me libër në dorë”, thotë Iborte, qëllimi i radhës i të cilit është të mësojë gjuhën arabe.