Një burrë spanjoll është dënuar me 15 vjet burg pasi vrau nënën e tij dhe hëngri mbetjet mortore të saj.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Alberto Sanchez Gomez, 28-vjeçar, u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit rreth shtëpisë së nënës së tij – disa në kontejnerë plastikë.
Gjykata hodhi poshtë argumentet e Sanchez që i njëjti ishte duke përjetuar një episod psikotik në kohën e vrasjes.
Ai tani do të burgoset 15 vjet për vrasje dhe pesë muaj të tjerë për përdhosjen e një kufome.
Përveç kësaj, Gomez është urdhëruar t’i paguajë vëllaut të tij 60 mijë euro si kompensim.
Ndryshe, policia arriti në shtëpinë e cila gjendej në lindje të Madridit në muajin shkurt të vitit 2019, pasi një mik ngriti shqetësime në lidhje me gjendjen e Maria Soledad Gomez, e cila ishte në të 60-tat e saj.
Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi se Sanchez, atëherë 26 vjeç, kishte mbytur nënën e tij gjatë një mosmarrëveshjeje. /Telegrafi/