Telegrafi

Spanjollët zhgënjehen me pamjet nga dhomat e zhveshjes: Lojtarët e Realit e bëjnë bërllok (Video)

Real Madridi ka impresionuar me paraqitjen kundër skuadrës së ligës së tretë Legonesa, të cilin e mposhti me rezultat të thellë prej 7:1.

Por, sjelljet arrogante të futbollistëve madrilen në dhomat e zhveshjeve ka pushtuar ballinat e revistave spanjolle.

Gazetarët e Marcas kanë hyrë në dhomat e zhveshjes duke bërë një xhirim, transmeton Telegrafi.

Ata gjetën mbetje ushqimore të shpërndara në tokë, pije të derdhura energjike dhe shumëçka që ka lënë pas klubi më i madh në botë.

Lexo po ashtu Zidane për supergolin e Nachos: Kjo nuk është normale (Video)

Shihet çartë se ‘mbretërit’ nuk përkujdesen për dhomat e zhveshjes në Santiago Bernabeu, por nuk dihet nëse sillen në këtë formë me zhveshtoret e veta. /Telegrafi/