Telegrafi

Spanjollët zgjodhën futbollistët më të mirë në histori të La Ligas: Messi i katërti, Ronaldo as në top dhjetëshe (Foto)

Instituti spanjoll për histori dhe Statistika të Futbollit përzgjedhur dhjetë lojtarët më të mirë të La Ligas prej kohës 1928/29 deri më 2015/16.

Raul Gonzalez i real Madridit zuri vendin e parë në këtë renditje, ndërsa legjenda e Barcelonës, Cesar Rodriguez zë vendin e tretë. Sulmuesi i Atletic Bilbaos, Telmo Zarra vije pas dyshes së Realit dhe Barcës.

Studimi është kryer në bazë të parametrave statistikore, të tilla, si golat e shënuara, numri i paraqitjeve, numrin e minutave të kaluara në fushë dhe kartonët.

Sipas shumëkujt, futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi renditet në vendin e katërt, ndërsa Cristiano Ronaldo u pozicionua vetëm i 23-ti, David Villa i 32-ti, Xavi Hernandez 49-ti, ndërsa Iker Casillas i 61-ti. /Telegrafi/