Kylian Mbappe ka mbërritur te Real Madrid në këtë afat kalimtar, një gjë që pritej prej vitesh, por u realizua pasi sulmuesit francez i skadoi kontrata me Paris Saint-Germain dhe ai mbërriti në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë.
Real Madridi ka paguar 100 milionë euro në llogarinë e lojtarit për të nënshkruar kontratën. Paga vjetore e Kylian Mbappe do të jetë 31.2 milionë euro bruto.
Është një investim i madh financiar edhe për Real Madridin. Kështu, portali të specializuar ekonomik spanjoll, Vozpopuli, klubi ka marrë një hua në shumën 130 milionë dollarë pak para pagesës së parë, e paraparë të paguhet në pesë vite.
Këtë e ka bërë në bankën me të cilën kanë negociuar prej gjysmë viti, pasi tashmë klubi ka pak më pak se 400 milionë euro borxh.
Mediumi spanjoll shkruan se në momentin e sjelljes së Mbappes, klubi mbretëror kishte në llogarinë e tij “vetëm” 82 milionë euro.
Ata shkruajnë gjithashtu se është shuma më e vogël që klubin mbretëror kishte në 20 vitet e fundit.
Kujtojmë që Reali Madridi duhet të përballet me “fair play” të dyfishtë financiar – si atë të La Ligas ashtu edhe atë të imponuar nga UEFA. Kjo është arsyeja pse klubi ka nevojë për më shumë hapësirë për manovrim dhe para të gatshme. /Telegrafi/