Telegrafi

Spanjollët që po çmendin në fillimin e sezonit 2016/17 (Foto)

Ta prezantojnë futbollin spanjoll për shumë lojtarë të këtij vendin nuk ka qenë e vështirë, pasi që dihet niveli i futbollit në këtë vend.

Lojtarët spanjoll nëpër botë kanë qenë në qendër vëmendjes në këtë fillim sezoni.

Lojtarët që në javën e fundit kanë ndezur me gola janë Alvaro Negredo, Diego Capel dhe David Villa, transmeton Telegrafi.

Armata spanjolle e Karankas  

Nuk është e bukur vetëm marrëdhënia në mbrojtje e Emilio Nsue dhe Antonio Barragan, pasi Aitor Karanka ka në skuadër edhe Victor Valdesin dhe Daniel Ayala, që presin të tregojnë sa vlejnë. Ai që ka befasuar të gjithë është sulmuesi Negredo me një gol dhe një asistim.

Dy golat e Nolitos i japin fitoren e parë si mysafir Guardiolas  

Ish sulmuesi i Celta Vigo, Nolito, ka shënuar dy herë për Cityn përballë Stokes.  Edhe Bojan Krkic shënoi për Stoken.

Diego Costa vazhdon marshimin 

Shumë u bënë merak për Cesc Fabregasin, por ai ua ktheu me një gol në fitoren kundër Watfordit.  Costa vazhdon ta tregoj vetën më gola dhe me angazhim të pashoq.

Mata i thyer nga hijet 

Ishte pritur që Juan Mata të largohej nga Manchester United pas ardhjes së Jose Mourinho, por ky i fundit i dha besim. Matta ka zhvilluar dy super ndeshje me Unitedin në kampionat.

Villa dhe Giovinco dominojnë MLS-në

Gol në vlerë të tri pikëve shënoi David Villa i New York City kundër LA Galaxy 1-0. Ai së bashku me Sebastian Giovinco kanë nga 16 gola dhe janë në luftë për Këpucën e Artë.

Gola të rëndësishëm në Belgjikë dhe Holandë 

Anderlecht ka barazuar 2-2 dhe për këtë skuadër shënoi Diego Capel. Tjetër   gol ka shënuar edhe lojtari i Willem II, Fran Sol në Holandë. /Telegrafi/