Qeveria spanjolle ka për qëllim të zbatojë sistem të ri të numrave konfeksional të veshjeve, në pajtim me standardet evropiane, pasi që një hulumtim ka vërtetuar se rreth 40 për qind e grave kanë vështirësi në gjetjen e rrobave përkatëse.
Hulumtimi i kryer me rreth 10.000 të anketuara ka dëshmuar se, 41 për qind e tyre kanë telashe me gjetjen e rrobave sepse modelet janë punuar për femra të reja dhe shumë vitale. Më shumë se 80 për qind e të anketuarave kanë rënë në kategorinë e “popullatës normale” lartësia mesatare e të cilëve është 162 centimetra, ndërsa pesha 57 kilogramë.
"Do të nxisim miratimin dhe zbatimin e sistemit të ri i cili, shpresoj, do të jetë i përshtatur me masat e vërtetë tek gratë", ka deklaruar ministri spanjoll i Shëndetësisë, Bernat Soria.