Site icon Telegrafi

Spanjollët kanë ndryshuar mënyrën e jetës shkaku i COVID-19: Mbyllen 40 mijë bare dhe restorante

Spanjollët, por edhe të huajt që jetojnë në këtë vend, kanë filluar të ndryshojnë mënyrën e jetës.

Pas lehtësimit të masave, qytetarët spanjollë, por edhe të huajt që jetojnë në Spanjë, nuk i janë kthyer zakoneve të vjetra – vizitimi i bareve dhe ushqyerja në restorante.

Shoqata Spanjolle e Industrisë “Catering” njoftoi sot se rreth 85 mijë bare dhe restorante, aq sa ka në Spanjë, po përballen me mbyllje nëse shpërthimi i epidemisë së coronavirusit del jashtë kontrollit, transmeton Telegrafi.

Shoqata deklaroi se rreth 40 mijë bare dhe restorante janë mbyllur tashmë për shkak të karantinës, e cila ishte më e rrepta në Spanjë, raporton Reuters.

Sipas skenarit më të mirë, 25 mijë të tjera mund të mbyllin dyert e tyre deri në fund të vitit.

Ndryshe, Spanja deri më tani ka raportuar se ka 268 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 28426 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version