Telegrafi

Spanjollët duan energjinë e erës

Gjatë takimit, presidenti i kompanisë “Iberdrola” i shprehu kryeministrit Berisha konsideratat e larta për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij për të qenë prezent në Shqipëri e përmes saj edhe në Ballkan në vijim, nëpërmjet projekteve serioze.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë për prezencën e saj në Shqipëri, ndër të tjera edhe me projektin e rëndësishëm për rrjetin elektrik të qytetit të Fierit dhe e ftoi për bashkëpunim në të ardhmen në fusha të tjera në sektorin e energjisë.

Kryeministri Berisha e njohu presidentin e kompanisë “Iberdrola” me mundësitë e shumta që ofron Shqipëria në lëmin e partneriteteve publike private, në marrëveshjet koncensionare për 440 hidrocentrale të vogla, në platformat për prodhimin e energjisë nga era dhe masat organike, apo në kaskadat e Vjosës, duke qenë kështu një vend tepër atraktiv për investimet e huaja.