Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Zvicrës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
La Roja janë nikoqir të Helvetëve në takimin e tretë të vlefshëm për Grupin 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin Alfredo di Stefano.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka një barazim dhe një fitore nga dy ndeshjet e para dhe pret tri pikë në këtë ndeshje në shtëpi.
Në anën tjetër, djelmoshat e Vladimir Petkovic kanë një humbje dhe një barazim nga dy ndeshjet dhe shpresojnë në një rezultat pozitiv.
🇪🇸🆚🇨🇭
The winner will be ______#NationsLeague pic.twitter.com/J9s4wLdwNH
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 10, 2020
Enrique ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa Petkovic starton me më të mirët.
Te Zvicra nga minuta e parë luajnë shqiptare, Granit Xhaka dhe Admir Mehmeti, ndërsa te Spanja luan si titullar talenti Ansu Fati.
Xherdan Shaqiri e nis nga banka rezervë këtë ndeshje.
Who are you backing?#NationsLeague
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 10, 2020
Spanja: De Gea; Navas, Ramos, Pau Torrer, Gaya; Merino, Busquets; Oyarzabal, Olmo, Ferran Torres; Fati;
Zvicra: Sommer; Widmer, Elvedi, Schar, Rodriguez, Benito; Sow, Xhaka, Freuler; Seferovic, Mehmedi;
/Telegrafi/