Telegrafi

Spanjë, rriten masat e sigurisë pas sulmeve

Masat e sigurisë janë përforcuar në qytetet kryesore dhe destinacionet turistike nëpër Spanjë, që pas sulmeve terroriste të javës së kaluar, por gjithçka po bëhet në mënyrë diskrete.

Vazo të mëdha dhe pengesa po vendosen ngado, ndërkohë që nëpër rrugë është rritur prania e trupave policore.

Gjithçka për të parandaluar mjetet të rrezikojnë këmbësorët. Niveli i kërcënimit në Spanjë mbetet në shkallën e 4-t pas sulmit, sidoqoftë masat e sigurisë po rriten në zonat ku frekuentimi është më i lartë.

Një takim mes kryebashkiakut të Barcelonës dhe zyrtarëve rajonalë i ka vënë masat antiterrorizëm në krye të axhendës.

Kështu synohet që të arrihet një balancë mes sigurisë dhe mosteprimit me kufizime për banorët.

Në kryeqytetin rajonal, që pret rreth 30 milionë vizitorë në vit, do të dislokohen 10 për qind më shumë forca rendi. I ashtuquajturi Shteti Islamik ka lëshuar një tjetër paralajmërim, e këtë radhë zërat që dëgjohen në videon e tij kërcënojnë në spanjisht Spanjën, për të parën herë.

Ekstremistët kanë marrë përsipër thuajse menjëherë përgjegjësinë për sulmet në Katalunja.