Telegrafi

Spanjë, pesë mijë gazetarë mund të humbin vendin e punës

Është e domosdoshme të bëhet gjithçka që të pengohet ajo katastrofë", deklaroi kryetari i Asociacionit të gazetarëve në Madrid Fransisko Gonzales Urbaneha në forumin e organizuar në Madrid për mbrojtjen e profesionit gazetaresk.

Mediat e Spanjës janë të prekura fuqishëm nga vendosja e teknologjive të reja dhe nga kriza ekonomike, e cila ka shkaktuar humbje të rreth 30 për qind të të ardhurave nga reklamat në vitin 2008.

Disa, siç është gazeta pa pagesë "Metro" duhej ta ndërprenin botimin, kurse në disa gazeta dhe revista janë pushuar një numër i madh i punonjësve.

Urbaneha tha se prej verës rreth 1.600 gazetarë spanjollë janë pushuar nga puna, kurse deri në fund të vitit 2010 numri i tyre mund të arrijë deri në 5.000, nëse nuk merren masa për shkurtimin e kësaj tendence.

"Ne nuk jemi lloj në zhdukje e sipër", deklaroi kryetarja e federatës së asociacionit gazetaresk në Spanjë, Magis Iglesijas.

Gazetat e shtypura në Spanjë, të cilat prej vitit të kaluar kanë shënuar sukses të paparë dhe për shkak të numrit të madh të shitjeve të pasurisë së patundshme në vend, nga reklamat kanë pëfituar rreth 60 për qind nga të ardhurat e përgjithshme.