Telegrafi

Spanjë, papunësia më e larta që prej 9 vjetësh

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, papunësia shënoi një rritje me 13,9 përqind, shifër më e madhe nga ajo që pritej.

Lajmin e bëri të ditur Instituti kombëtar spanjoll i Statistikave, sipas të cilit numri i të papunëve është rritur me 1,28 milionë gjatë vitit 2008 dhe aktualisht është 3,2 milionë.

Papunësia në këtë vend rezulton sa dyfishi i shifrave mesatare në vendet e BE-së.