Telegrafi

Spanjë, papunësia arrin shifra rekord

Numri i të papunëve të regjistruar, që arrin në 3 923 në fund të vitit 2009, përbën një nivel historik në Spanjë, vendi më i prekur nga papunësia përmes ekonomive të mëdha evropiane.

Në dy vite, numri i të papunëve pothuajse është dyfishuar në një vend të prekur fort nga kriza ekonomike dhe rënia ekonomike në sektorin e pasurive të patundshme.

Shifra në muajin dhjetor shënoi një ngadalësim të lehtë në raport me muajin nëntor me61 000 të papunë më shumë dhe në tetor me 99 000 të papunë.

Përveç kësaj, rritja e papunësisë regjistruar në 2009-n është më e ulët se rritja në 2008-n ku u vërejt se rreth një milion spanjollë humbën vendet e tyre të punës.