Site icon Telegrafi

Spanjë, maskat të detyrueshme deri në fund të pandemisë

Vendosja e maskave do mbetet e detyrueshme në Spanjë derisa të përfundojë pandemia me coronavirus, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa.

Kjo masë “do të vazhdojë të zbatohet derisa të mundim përfundimisht virusin, që i bie derisa të kemi një trajtim efektiv apo vaksinë kundër tij”, ka shtuar ai.

Prej 21 majit, vendosja e maskave është bërë e detyrueshme për të gjithë personat mbi moshën gjashtëvjeçare, në hapësirat ku mund të mbahet distanca prej dy metrave mes njëri-tjetrit.

Kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme më 21 qershor, kjo masë do të vazhdojë të mbetet në fuqi, dhe të gjithë ata që nuk e zbatojnë atë, do të ndëshkohen me 100 euro.

Virusi i ri ka lënë të vdekur më shumë se 27,000 persona në Spanjë.

Autoritetet kanë thënë se virusi tani është nën kontroll, andaj ky shtet ka filluar të lehtësojë masat e izolimit. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version